×
  • Lajme
  • Lajme

    Shokuese: Pas 9 vjetësh zbulohet se shqiptari në Greqi përdhunoi dhe dogji të gjallë 12-vjeçaren

    Insajderi
    25 January 2021 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një krim i tmerrshëm në Pire të Greqisë, mbeti i pazbardhur dhe pandëshkuar për vite me radhë.

    Së fundmi është hedhur dritë nga emisioni Tunel. Ngjarja e tmerrshme me viktimë një 12-vjeçare shqiptare, ndodhi mëngjesin e së premtes, së 23 shtatorit të vitit 2011.

    Prindërit e Zeneida Selimaj lanë shtëpinë e tyre në rrugën Kallikratida për të shkuar në punë.

    Ndërsa gjyshi, shoqëroi djalin e vogël për në shkollë. 12-vjeçarja mbeti e vetme në shtëpi. Autori i ngjarjes, u fut në banesën e saj dhe u përpoq ta përdhunonte. Ajo arriti të shpëtonte prej tij dhe e zhveshur nga beli lart, ajo filloi të zbresë shkallët për të dalë në rrugë dhe të kërkojë ndihmë, informon dritare.net. Autori, për të fshehur të vërtetën, i vuri flakën pasi i hodhi terpentinë dhe vajza u dogj e gjallë. Rreth nëntë vjet më vonë, kjo ngjarje makabre nisi të hetohej pasi fotografia e autorit, u bë publike pasi u akuzua për një krim tjetër që kreu ndaj një të mituri, informon dritare.net. Prokuroria e Pireut urdhëroi që çështja të tërhiqej nga dosja e autorëve të panjohur dhe të hetohej në thellësi. Thirrjet e familjarëve në emisionin Tunel, bënë që të hidhet dritë në këtë ngjarje makabre.

    Zbulohet pas 9 vjetësh krimi makabër/ Shqiptari në Greqi
    Në ditët para të kësaj ngjarjeje, autoritetet folën për vetëvrasje. Pastaj fajësuan gjyshin e saj, pasi nga hetimet rezultoi se ishte një vrasje. Në proces, ai u shpall i pafajshëm. Avokatja e familjes, Gianna Panagopoulou, po bën një betejë të madhe ligjore për të zbuluar të vërtetën. Çështja u tërhoq nga arkivi pas një kërkese përkatëse drejtuar Prokurorisë së Pireut. Ekzaminuesi mjekësor Socratis Tsantiris, deklaroi se zjarri u shkaktua nga autori i krimit për të “fshehur” provat që do të zbulonin krimin seksual. Sidoqoftë, gjurmët e krimit u gjetën në organet gjenitale të fëmijës. Djegiet ishin kryesisht në pjesën e përparme të trupit të fëmijës dhe jo aq shumë në pjesën e pasme. Të afërmit, fqinjët dhe miqtë e vajzës fatkeqe, e cila u vra brutalisht, folën para kamerës së “Tunel”.

    “Kur pashë foton e fqinjit tonë në TV, mendova për tmerrin që i ka ndodhur mbesës sime. Ajo u gjet pa rroba nga mesi e lart. Prindërit e njohën nga thonjtë dhe vathët e saj. Asnjëherë nuk e kemi menduar se ajo do t’i vinte flakën vetes. Ne e dinim që kjo nuk ishte e vërtetë. Kam bërë një betim për të gjetur vrasësin”, thotë xhaxhai i vajzës 12-vjeçare.

    “Papritmas pamë vajzën e vogël të djegur te shkallët. Ajo u dërgua e gjallë në spital, por pas disa ditësh ajo vdiq. Një fëmijë që u dogj… Ajo ishte një krijesë e ëmbël ”, tha një fqinj i familjes.

    “E kisha si vajzën time. Ajo ishte një krijesë e lumtur. Ne thjesht duam të dimë se çfarë ka ndodhur, ”tha pronari i prindërve të viktimës.

    “Ne as nuk mund të dalim më nga dera e shtëpisë, sepse më kujtohet se çfarë ndodhi dhe çfarë kaloi vajza jonë. Kemi kaq shumë vite dhe po presim të gjejmë të vërtetën. Ne thjesht duam të zbulojmë se kush e bëri këtë me fëmijën tonë, ”thanë prindërit fatkeqë.

    “Ata nuk më lanë të dëgjoj fjalët e saj të fundit …”

    Babai i vajzës së vogël tregoi në “Tunel” momentin tragjik kur e gjeti atë të djegur në shkallët e shtëpisë së tyre.

    Zbulohet pas 9 vjetësh krimi makabër/ Shqiptari në Greqi
    “Dera e banesës ishte e hapur, por nuk kishte shenja zjarri në shtëpi. Ai i vuri zjarrin fëmijës tim dhe përshpejtoi djegien me terpentinë. Ajo po përpiqej të shpëtonte nga shkallët dhe nuk ia doli. Ishte një aksion i shënjestruar. Unë pashë pranë saj njeriun që tani është në burg për një krim tjetër dhe ai më tha që ajo e bëri vetë. Ai ishte duke biseduar me fqinjën tjetër dhe nuk më lanë të dëgjoja fjalët e saj të fundit . Ne nuk kishim terpentinë në shtëpi. Fqinji ynë patjetër që kishte një në banesën e tij sepse ishte piktor. Unë pashë duart e tij që ishin djegur. Pastaj erdhi ambulanca dhe na mori vajzën. Isha në gjendje shoku, ”shtoi babai.

    Banorët në rrugën Kallikratida në Pire janë të tmerruar. Me botimin e fotos së fqinjit të tyre pedofil, zgjohen kujtimet e asaj vrasjeje të egër me viktimë një dymbëdhjetë vjeçare.

    “Fqinji (autori) në fillim më tha se ai mendoi se një thes po digjej dhe mori zorrën për të shuar zjarrin. Kur u shua zjarri, ai mendoi se ishte një plak dhe jo mbesa ime. Duart i ishin djegur dhe askush nuk pyeti pse. Ai ishte i interesuar të mësonte rreth rrjedhës dhe zhvillimit të hetimeve. Kemi humbur shumë kohë në këtë çështje, duke akuzuar padrejtësisht gjyshin e vajzës së vogël ”.

    Ajo që nëna e dymbëdhjetë vjeçares fatkeqe thotë në kamerën e emisionit është tronditëse.

    Zbulohet pas 9 vjetësh krimi makabër/ Shqiptari në Greqi
    “Një muaj më parë, vajza ime më tha se ky fqinj po e shikonte çuditshëm. Ajo nuk e donte, sepse ai po e trembte. ”

    Në fund të Dhjetorit 2020, Policia Greke publikoi, pas një urdhri përkatës të Prokurorisë së Pireut, të dhënat e identitetit dhe foton e burrit. Ai është Adrian Zeko, 59 vjeç, nga Shqipëria, i cili akuzohet për përdhunim të vazhdueshëm dhe për marrëdhënie seksuale me një të mitur nën moshën dymbëdhjetë vjeç.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark