Shokuese: Përparim Rama krahason projektin e Adem Jasharit me tenderin e dyshuar korruptiv - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shokuese: Përparim Rama krahason projektin e Adem Jasharit me tenderin e dyshuar korruptiv

    Insajderi
    02 October 2025 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një krahasim shokues mes projektit për Kompleksin e Adem Jasharit dhe tenderin e dyshuar korruptiv të Arkitektit të Kryeqytetit.

    Rama, duke tentuar të shpjegojë se si po e kursen buxhetin e shtetit, deklaroi se përderisa Qeveria ka ndarë tetë milionë euro për vetëm një projekt, Komuna e Prishtinës me Arkitektin e Kryeqytetit ka realizuar 65 projekte me pesë milionë euro, shkruan Insajderi.

    Kontrata e Arkitektit të qytetit është kontratë kornizë tri-vjeçare. Edhe ne mundemi me shfrytëzu sa të ka nevojë kryeqyteti. Deri tash e kemi shfrytëzu rreth 5 milionë, pra nuk është 12 milionë, është 5 milionë e shfrytëzuar deri tash. Si rezultat kemi bërë më shumë se 65 projekte për kryeqytetin. Pra, kryeqyteti faktikisht, e kemi edhe publikimin e projekteve këtu të cilat janë bërë. Kryeqyteti kurrë nuk ka pasë vizion as mision edhe projekte tash të gatshme për transformim. Shumicën e tyre jemi duke i transformu. Tash shiko këtë në relacion me qeverinë çka bën. Qeveria e ka paguar vetëm një projekt 8 milionë, derisa ne i kemi bërë tash përmbi 65 projekte me rreth 5 milionë“, deklaroi Rama.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark