
Shoqata e Bankave të Kosovës përmes një komunikate ka kërkuar nga qytetarët e vendit, gjegjësisht klientët e bankave të kenë kujdes nga mashtrimet.
Sipas tyre kohëve të fundit në Kosovë dhe rajon janë rritur rastet e mashtrimeve, ku keqbërësit paraqiten si punonjës të bankave dhe përmes telefonit apo komunikimeve tjera elektronike mashtrojnë qytetarët duke ju marrë informacionet e ndjeshme bankare dhe duke i shkaktuar dëme financiare.
Bankat aplikojnë standardet dhe praktikat më të mira të sigurisë për të parandaluar keqpërdorimin e kanaleve elektronike nga keqbërësit.
Njëherit, bankat në vazhdimësi udhëzojnë klientët e vet lidhur me masat mbrojtëse të sigurisë që duhet t’i marrin parasysh me rastin e përdorimit të shërbimeve elektronike bankare, me qëllim të parandalimit të mashtrimeve të ndryshme.
Në vijim janë disa udhëzime për të mbrojtur informacionet tuaja bankare: