Shoqatat e dala nga lufta refuzojnë çdo organizim me Qeverinë e Kosovës për “Ditën e Çlirimit” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqatat e dala nga lufta refuzojnë çdo organizim me Qeverinë e Kosovës për “Ditën e Çlirimit”

    Insajderi
    07 April 2025 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shoqatat e dala nga lufta – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në asnjë organizim të përbashkët me Qeverinë e Kosovës për Ditën e Çlirimit.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se këtë vendim e kanë marrë kundër qasjes përbuzëse dhe mos respektuese që kjo qeveri, e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, ka treguar ndaj kategorive të dala nga lufta që nga ardhja e saj në pushtet.

    “Ftesës për pjesëmarrje i themi JO. Respekti për sakrificën dhe kontributin për liri nuk shprehet me fjalë, por me vepra”, thuhet në njoftim, raporton Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark