Shoqëria civile nuk heqë dorë nga kërkesat për rastin Dehari – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqëria civile nuk heqë dorë nga kërkesat për rastin Dehari

    Insajderi
    05 December 2016 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shoqëria civile ka thënë se nuk do të dorëhiqet nga kërkesat e saj në kërkim të drejtësisë për Astrit Deharin, një muaj pas vdekjes së tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

    Në një konferencë të mbajtur sot për medie, përfaqësuesja e shoqërisë civile, Florina Duli tha se ata nuk do të dorëhiqen nga kërkesat e tyre për rastin Dehari, derisa të dorëhiqen ministrat përgegjës.

    “Ne kemi kërkuar sqarime për vdekjen e Astrit Deharit. Jemi të bindur se të gjithë familja dhe qytetarët e Kosovës duhet të dinë si dhe pse vdiq Astriti. Cilat ishin rrethanat e vdekjes së tij. Pse u lëshuan deklarata kontradiktore nga institucionet. Duam t’ua kujtojmë institucioneve detyrimin e tyre ligjor e kushtetues, për kërkesën e popullit, një nga to peticioni i nënshkruar prej rreth 30 mijë personave. Masat e mara deri sot janë të papranueshme dhe nuk do të ndalemi deri sa të tërhiqen ministrat përgjegjës dhe të gjithë personat që janë përgjegjës për këtë vdekje”, ka thënë Duli, raporton Insajderi.

    Astrit Dehari ndërroi jetë një muaj më parë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku po mbahej nën dyshimin për sulmin në ndërtesën e Kuvendit.

    Raporti i autopsisë së tij ka gjetur se Astrit Dehari ka vdekur nga asfiksia e shkaktuar nga vetë ai. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark