Qytetarë të prekur pas publikimit të përgjimeve telefonike midis krerëve të PDK-së, njëherësh zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, të publikuara nga gazeta Insajderi, kanë thirrur për sot protestë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Shoqëria civile, nëpërmjet facebook-ut, ka njoftuar se protestat do të vazhdojnë prej sot, me fillim në ora 19:00, me të njëjtin format, me marsh që fillon nga sheshi “Zahir Pajaziti”, deri te Teatri Kombëtar.
Organizatorët kanë ftuar qytetarët të mos kenë frikë ta ngritin zërin kundër padrejtësive, gënjeshtrave, dhe lakmisë së pushtetarëve #PRONTO.
“Ftojmë po ashtu qytetarët anembanë Kosovës të krijojnë grupe të pavarura dhe të organizohen nëpër vendbanimet e tyre paralelisht me ne në Prishtinë”, thuhet në postimin e tyre në facebook./Insajderi.com