Shoqërohen në polici tre persona në Podujevë, dyshohet se organizuan lojëra fati - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqërohen në polici tre persona në Podujevë, dyshohet se organizuan lojëra fati

    Insajderi
    26 May 2025 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme janë shoqëruar tre persona në stacion për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm”, në Podujevë.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës në rastin a parë janë shoqëruar dy persona në stacionin policor pasi dyshohet se kishin organizuar lojëra fati online.

    “Podujevë – 25.05.2025 – 17:40. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në lokalin e tyre dyshohet se kishin organizuar lojëra të fatit online. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

    Ndërsa në rastin e dytë një person është shoqëruar në stacionin policor pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit online.

    Sipas njoftimit të policisë në vendngjarje janë sekuestruar para të gatshme.

    “Podujevë – 25.05.2025 – 17:45. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit online. Janë sekuestruar para të gatshme. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark