Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së hënës në pikën kufitare në Merdare, kanë ndaluar një mashkull të përkatësisë serbe të cilin e kishte shoqëruar për në stacionin policorë për intervistim, pasi që i njëjti kishte deklaruar më heret se ka informacione për disa persona të dyshuar për krime në luftën e fundit në Kosovë.
Sipas raportit policor, gjatë intervistimit ky person kishte mohuar deklaratat e dhëna më heret.
Ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi