Shorti i ‘Eurovision 2025’, ja kur do të performojë Shqipëria – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Shorti i ‘Eurovision 2025’, ja kur do të performojë Shqipëria

    Insajderi
    29 January 2025 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një short  u zhvillua sot në City Hall të Bazelit për të përcaktuar ndarjen e 31 vendeve gjysmëfinaliste të “Eurovision 2025” në dy netët gjysmëfinale, që do të mbahen më 13 dhe 15 maj në Bazel, Zvicër.

    Ky proces u drejtua nga Jennifer Bosshard dhe Jan van Ditzhuijzen, nën mbikëqyrjen e EBU-së.

    Në natën e parë të gjysmëfinales, më 13 maj, do të performojnë 15 shtete.

    Ndërsa në natën e dytë, më 15 maj, do të performojnë 16 shtete.

    31 vendet pjesëmarrëse u ndanë në pesë grupe, dhe përmes shortit u përcaktua në cilën natë dhe cilën gjysmëfinale do të performonin. Po ashtu, një short shtesë caktoi cilën natë do të votojnë vendet e mëdha dhe vendi pritës, Zvicra.

    Vendet që do të votojnë në natën e parë gjysmëfinale 13 maj janë Zvicra, Italia dhe Spanja, ndërsa në natën e dytë 15 maj do të votojnë Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

    Në total, 37 shtete do të marrin pjesë në Eurovision Song Contest 2025.

    Nga këto, 31 shtete do të konkurrojnë në gjysmëfinale, ndërsa vendet e mëdha Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar së bashku me Zvicrën, janë të kualifikuara automatikisht për në finalen e madhe.

    Martin Osterdahl, mbikëqyrësi ekzekutiv i Eurovision, u shpreh:

    “Jemi të emocionuar të hapim një kapitull të ri për Eurovision në Bazel. Pas shfaqjeve të jashtëzakonshme në Malmö vitin e kaluar, Bazeli është gati të marrë stafetën dhe të ofrojë një garë të jashtëzakonshme. Eurovision 2025 do të prezantojë më të mirën e muzikës ndërkombëtare dhe krijimtarisë, me një prekje zvicerane.”

    Reto Peritz dhe Moritz Stadler, producentët ekzekutivë të Eurovision 2025, shtuan:

    “Eurovision është rikthyer në vendin e tij të lindjes. Me përfundimin e dorëzimit nga Malmö në Bazel dhe shortin e gjysmëfinaleve, kemi shënuar një moment të rëndësishëm dhe mezi presim të mirëpresim mysafirë nga e gjithë bota.”

    “Eurovision 2025” do të mbahet më 13, 15 dhe 17 maj në St. Jakobshalle të Bazelit, Zvicër. Shqipëria, e cila do të performojë në gjysmëfinalen e parë, do të përfaqësohet nga Grupi Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark