
Organi Shqyrtues i Prokurimit, ka aprovuar ankesën e skulptorit Agon Qosa si pjesërisht të bazuar, në lidhje me ankesën e tij kundrejt vendimit të komisioni vlerësues për përzgjedhjen e “Onix-s” me skulptor Sabri Shaqiri, si fitues për realizimin e shtatores së Kadri Zekës në Gjilan, shkruan Insajderi.
Vendimi i marr më 23 nëntor të këtij viti, anulon njoftimin për dhënie të kontratës dhe lënda pritet të kthehet në rivlerësim.
Kjo, erdhi pasi që, OE “Atelea e Skulpturës Monumentale Agon Qosa”, është ankuar duke pretenduar se autoriteti kontraktues ka vepruar në kundërshtim me nenet 1.7, 51, 52, 59 dhe 80 të Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, si dhe neni 23.1 të dosjes së konkursit të projektimit.
Pas kësaj, OSHP, ka autorizuar eksperten shqyrtuese të Prokurimit për të shqyrtuar vlefshmërinë e të gjitha pretendimeve të palës ankimore.
“Eksperti shqyrtues, sqaron se autoriteti kontraktues me rastin publikimit të njoftimi për dhënie të datës 23.10.2020, ofertën teknike të OE ankues e ka poentuar me 80 pikë dhe ofertën financiare me 20 pikë, kurse në pikët totale ka vendosur 52.98 pikë. Ndërsa në letrën standarde për tenderuesin e eliminuar, të datës 23.10.2020, operatorin ekonomik ankues, e ka njoftuar se është poentuar me 52.98% apo 52.98 pikë. Në të njëjtën ditë, AK, korrigjon njoftimin mbi vendimin e autoritetit kontraktues, duke bërë përmirësimin në poentim të OE ankues. Në këtë njoftim të AK-së, pikët totale të poentimit të OE ankues mbesin të njëjta, por ndryshohet poentomi në ofertën financiare me 19.98% dhe ofertën teknike 33%, ku pas mbledhje së pikëve totale, rezulton me poentim 52.98%”, thuhet në arsyetimin e Ekspertit Shqyrtues.
As këtë arsyetim nuk e ka pranuar OE ankues, ku të gjitha vërejtjet e tij janë pranuar nga Autoriteti Kontraktues, duke thënë se kanë bërë gabim teknik në vlerësimin e pikëve. Po ashtu, OE apo Atelieja e Agon Qosës, ka treguar se vlerësimi që kompania “Onix-s”, ka konflikt interesi, pasi që, ka të bëjë me anëtarët e jurisë profesionale, të cilët janë kolegë më skulptorin Sabri Shaqiri, dhe se kjo ishte arsyeja e dhënies së kontratës kompanisë së tij.
Komisioni Vlerësues kishte përbërje të tre profesorëve të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, skulptori Adem Rusinovci, piktori Mehmet Behluli dhe dizajneri Genc Rezniqi, të cilët kanë përzgjedhur fitues projektin e Sabri Shaqirit, i cili po ashtu është profesor dhe koleg i tyre në Fakultetin e Arteve.
E krejt kjo verdiktin e fundit e ka marr më 23 nëntor, ku është anuluar kontrata për dhënie të tenderit kompanisë fituese dhe lënda është kthyer në rivlerësim./ Insajderi.org