Në edicionin e dytë të garës për fotografinë më të mirë në bujqësi për vitin 2016, juria profesionale ka përzgjedhur 100 fotografitë më të mira, në mesin e të cilave 10 edhe do të marrin shpërblime.
Juria ishte në përbërje të Ridvan Slivoves, fotograf, Kushtrim Ternava, fotograf dhe Leonora Arifi, shefe e divizionit për informim në MBPZHR.
Vendi i parë në këtë garë ka shkuar për fotografinë e Ardian Zullufit, i dyti për Riola Morinën, kurse vendi i tretë për Agon Nimani. Vendi i parë do të marrë 800 euro, i dyti 500 dhe i tretin me 300 euro.
Në ditët e ardhshme të gjitha 100 fotografitë do të përfshihen në një album promovues për bujqësinë në vend.