Shpallen në kërkim dy persona në Tiranë, fotografuan fletët e votimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpallen në kërkim dy persona në Tiranë, fotografuan fletët e votimit

    Insajderi
    12 May 2025 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletët e votimit.

    Blutë po punojnë për kapjen e tyre.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Njoftim i Policisë:

    -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 shpallën në kërkim shtetasit M. M., 36 vjeç dhe V. D., 55 vjeçe, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletët e votimit. Punohet për kapjen e tyre.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark