
Në deklaratën me shkrim dërguar medieve, Veljanovski thotë se në bazë të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore, ka nënshkruar Vendimin për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të cilat do të mbahen më 5 qershor të këtij viti
Nga ana tjetër, lideri opozitar Zoran Zaev në një konference për media deklaroi se Maqedonia demokratike nuk do të lejojë që më 5 qershor të ketë zgjedhje.
“Nikolla Gruevski i bëri zgjedhjet e 5 qershorit të pamundshme. Po përgatiten protesta të mëdha. 25 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë do ta presim të lirë”, theksoi Zaev.
Presidenti Ivanov në një paraqitje para opinionit përsëriti sot se nuk heq dorë nga vendimi për amnistimin e politikanëve të dyshuar për vepra penale. /Insajderi.com