
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të premten aktgjykimin në çështjen penale ku janë të akuzuar 11 persona për organizim e pjesëmarrje në grupe terroriste.
Dënimi më i lartë për këta të akuzuar është katër vite e gjashtë muaj, ndërsa më i ulëti dënim me gjashtë muaj burg me kusht.
Të dënuarit në këtë rast janë: N.A dhe H.E janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej katër vite e gjashtë muaj; I.R dhe E.B janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej katër viteve; I akuzuari A.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej tre vite e 6 muaj; të akuzuarit H.A ,S.S ,H.L dhe M.B janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej tri viteve; i akuzuari S.H është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej gjashtë muaj ,i cili nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën kohore prej 1(një) viti nuk kryen vepër të re penale./Insajderi.com