Ministria e Transportit ka shpallur këtë të premte kompaninë fituese për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.
Për marrjen me koncesion të Rrugës së Kombit bëhet e ditur se konkurruan 3 subjekte, ndërsa fituese është shpallur shoqëria e drejtuar nga “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd”.
Më parë, ministri Haxhinasto ishte shprehur se kontrata është 30-vjeçar dhe parashikohet vendosja e një pagese prej rreth 5 euro për çdo automjet që kalon në 60 kilometrat e segmetit Milot-Morinë. /TCh