Shpat Kasapi e pranon se e ka rrahur ish-të dashurën: Xhelozia e tepërt bën të vetën – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Shpat Kasapi e pranon se e ka rrahur ish-të dashurën: Xhelozia e tepërt bën të vetën

    Insajderi
    04 February 2024 - 21:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, më parë ka qenë shumë i komentuar për lidhjet e tij të dashurisë.

    Ai ka qenë së fundmi i ftuar në “Mos i bjer me top”, ndërsa i është përgjigjur disa pyetjeve pikante.

    Një person nga Ohri ka sulmuar një punonjës të Shërbimit të UrgjencësDeri në 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-itKjo uebfaqe e frikshme zbulon gjithçka që di interneti për juArion publikon këngën e re të titulluar “Loyalty”​KFOR-i në patrullim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi

    Në pyetjen e drejtuar nga gazetari Ronaldo Sharka nëse e ka rrahur ish-të dashurën, artisti e pranoi një gjë të tillë.

    Pjesë nga biseda e tyre në studio:

    Ronaldo: Shpati, kush janë lajmet më të çuditshme që ke lexuar për veten?

    Shpati: Janë të shumta, ka pasur lajme “Shpati bën operacion veshët”, “Shpati aksidentohet”, janë të shumta.

    Ronaldo: Sepse unë kam parë një titull në YouTube, ti ke qenë i ftuar diku dhe titulli që i ishte vendosur intervistës tënde ishte “Shpat Kasapi tregon pse rrahu ish-të dashurën”.

    Shpati: Ka qenë një moment i caktuar kur kam qenë i ri. Ka qenë e vërtetë diçka, xhelozia e tepërt bën të vetën.

    Ronaldo: Ka qenë një titull fake?

    Shpati: Jo, ka qenë e vërtetë ajo.

    Shpati: I ri shumë, 25-26-vjeç.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark