Shpat Kasapi reagon pas ndarjes nga bashkëshortja – ky është mesazhi i koduar që postoi - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Shpat Kasapi reagon pas ndarjes nga bashkëshortja – ky është mesazhi i koduar që postoi

    Insajderi
    12 June 2025 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Martesa mes këngëtarit të njohur Shpat Kasapi dhe Selvije Jaos ka përfunduar, dhe duket se ky vendim nuk ka qenë aspak i lehtë për çiftin.

    Shpati ka reaguar publikisht përmes një postimi në Instastory, ku i referohet në mënyrë indirekte ndarjes së tyre, me një mesazh që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

    “Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gabo me gruan, se s’të fal, të lë!”, shkroi ai, duke e mbyllur mesazhin me një reflektim të hidhur, që la vend për shumë interpretime.

    Kjo vjen pasi Selvija bëri një postim në Instagram, ku njoftoi largimin nga Tirana, duke thënë: “Sot është dita ime e fundit në Tiranë. Ky qytet s’do jetë më njësoj pa mua, dhe unë s’do jem më e njëjta pa të.”

    Çifti u martua në vitin 2021 dhe janë prindër të një djali 3-vjeçar, Roel. Megjithëse nuk ka një deklaratë të drejtpërdrejtë për ndarjen, të gjitha shenjat e saj janë mëse të qarta: ndjekja në rrjetet sociale ka pushuar dhe Selvija ka hequr mbiemrin Kasapi, duke rikthyer emrin e vajzërisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark