Shpend Ahmeti bënë thirrje për opozitë të bashkuar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti bënë thirrje për opozitë të bashkuar

    Insajderi
    10 May 2017 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës, iu ka bërë thirrje të gjithë opozitë të bashkohen për ta larguar koalicionin nga pushteti.

    “Për të satën herë bëj thirrje tek subjektet opozitare, shoqëria civile e njerëzit e vullnetit të mirë që të bëhemi bashkë për ta larguar këtë koalicion nga pushteti, te dyja pjesët. E keqja është e madhe dhe vetëm një bashkim do ti largojë ata.

    Ahmeti ka thënë se nuk beson se shqiptarët bashkohen vetëm për interes financiar dhe presionit të mbijetesës.

    Ai ka thënë se me votë kundër koalicionit qeverisës i jepet shpresë për ndryshim.

    “Duhet me i dhënë ofertë fituese qytetarëve. Me i dhënë shpresë. Përndryshe mund të jemi udhëheqës të zyrave, analistë të ideve të mëdha e besa disa mund të konsiderohen edhe politikanë të aftë për dredhia. Por jo njerëz të ndryshimit”, ka shkruar Ahmeti./Insadjeri.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark