Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pak kohë pasi Gazeta Insajderi e ka publikuar paralajmërimin për një seri të publikimit të përgjimeve, ai e ka shpërndarë atë në llogarinë e tij në facebook, duke thënë se ato do t’i qartësojnë debatet që janë zhvilluar kohëve të fundit por edhe viteve të fundit.
“Këto përgjime në qoftë se janë sipas këtij paralajmërimi, i vendosin shume gjëra në perspektive; edhe debatet e ditëve të fundit, edhe temat e viteve të fundit, edhe shumë gjëra të tjera”, ka shkruar Ahmeti në facebook.
“Duhet t’i japim fund njëherë e përgjithmonë hajnive e kapjes së shtetit!”, ka përfunduar ai./Insajderi.com