Ahmeti kërkon ndihmën e Qeverisë për t'u përballur me qentë endacakë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti kërkon ndihmën e Qeverisë për t’u përballur me qentë endacakë

    Insajderi
    30 June 2016 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë të enjten se qytetarët e Prishtinës po “rrezikohen seriozisht” nga qentë endacakë. Ahmeti ka thënë se javëve të fundit dhe posaqërisht ditëve të fundit, numri i qenve endacakë është shtuar dukshëm dhe ka arritur nivele alarmante

    Ai ka treguar se komuna që ai drejton ka marrë masa për sterilizimin dhe kastrimin e qenve, por sipas tij, kapacitetet e komunës nuk mjaftojnë.

    Andaj, ai ka kërkuar ndihmë nga institucionet qendrore “para se të ndodhë ndonjë tragjedi.”

    “Kërkojmë ndihmë nga qeveria, Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, UP – dega e veterinarisë si dhe KFOR-i për tu ballafaquar me këtë problem”, ka thënë Ahmeti.

    “Kemi dhjetëra thirrje në ditë nga qytetaret që po lajmërojnë incidente çdo orë ku mezi kanë shpëtuar nga sulmet”, njofton ai.

    Në anën tjetër, sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, lagjet me te rrezikuara aktualisht janë këto: Hajvalia, Kalabria, Te Fshati Ndërkombëtare, Qëndresa, të Lagja afaër Medresesë, Qendra e qytetit tek Fakulteti Filozofik./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark