Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka pritur sot në një takim ekipin e filmit Shok.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, duke publikuar disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook.
“Nga pritja për ekipin e filmit SHOK te kryetarit të Prishtinës”, ka shkruar Zharku.
Bashkë me Ahmetin ekipin e filmit “Shok” e ka pritur edhe drejtoresha e Kulturës në kryeqytet, Saranda Bogujevc./Insajderi.com