
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u prit sot në një takim nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin bisedoi rreth bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në nivel vendor si dhe mbi zhvillimet e fundit në rajon.
Meta shprehu mbështetjen e tij për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke u ndalur tek rëndësia e forcimit të bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe Komunës së Prishtinës, njofton Top Channel.
Meta u shpreh se Shqipëria mbështet progresin social dhe ekonomik, si dhe forcimin e jetës institucionale e demokratike të Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e një klime sa më bashkëpunuese e konstruktive politike në interes të mirëqenies së qytetarëve dhe të integrimit euro-atlantik të vendit./Insajderi.com