Shpend Ahmeti tregon përse e anuloi "BeerFest"-in - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti tregon përse e anuloi “BeerFest”-in

    Insajderi
    30 July 2016 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas kritikave të shumta lidhur me vendimin për anulimin e “Beer Festit” pas incidentit të mbrëmshëm.

    Sipas tij, ai më parë i pranon qindra kritika për anulimin e “Beer Festit” sonte dhe nesër se sa kritika për mosveprim pas incidenteve të shumta.

    “Shumica e kanë lidhur me fe, terorrizëm frikë e guxim, por në fakt situata ka qenë më e thjeshtë se kaq. Numri i madh i njerëzve në atë hapësirë sheshi ka ekspozuar probleme të cilat nuk i kemi menduar më parë. Largimi i shumë njerëzve në fyte të ngushta ka shkaktuar probleme nga stampedot e mundshme. Si dhe hapësira e lirë e sheshit ka pamundësuar kontrollin e moshës posaçërisht gjatë shitjes së birrave”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

    Sipas tij, Komuna e Prishtinës nuk ka polici komunale, dhe kur kanë vlerësuar se nuk janë në gjendje ta garantojmë sigurinë nga ekspozime si rasti i mbrëmshëm atëherë kanë anuluar deri në një rast tjetër të organizimit më të mirë në ndonjë vend tjetër.

    “Mbrëmë kam pranuar dhjetëra thirrje nga prindër e familjarë të brengosur për sigurinë dhe skenat nga ikja. Kur nuk kemi mekanizma të sigurisë, preventiva është mjeti i vetëm. Andaj ju kisha lut mos e ktheni as në fitore apo humbje të lirisë, birrës, fesë apo terrorizmit. As nënshtrim ndaj frikës. Veçse masë preventive për siguri”, ka thënë Ahmeti në fund të reagimit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark