“Shpend dështaku, jeni vetë turpi”, Mushkolaj i kundërpërgjigjet Ahmetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Shpend dështaku, jeni vetë turpi”, Mushkolaj i kundërpërgjigjet Ahmetit

    Insajderi
    01 October 2021 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Imer Mushkolaj i është kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ky i funditka reaguar pasi Mushkolaj e ftoi atë të bëhet analist.

    Ahmeti përmes një cicërime në Tëitter tha se Mushkolaj pikën më të lartë të karrierës së tij që është analist në TV, e sheh si pikët më të ulët për Ahmetin, ndërsa Mushkolaj e quajti atë ‘Shpend dështak’.

    “Shpend dështaku, sinonim i dembelizmit dhe papërgjegjësisë, paska gjetë kohë me u marrë me mu. Unë i bona nder, tu i propozu me u marrë me analiza politike, masi ka dështu n’politikë, edhe pse jam i bindun që kish dështu edhe aty”, shkroi Mushkolaj në Facebook.

    Madje shtoi se njerëzit si Ahmeti nuk kanë turp

    “Po të isha n’vend të tij, m’kish ardhë turp me folë. Po njerëzit si ky nuk kanë turp. Janë vetë turpi”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark