Shpend Haxhibeqiri shkarkohet nga detyra e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Psikiatrisë Forenzike në QKUK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Haxhibeqiri shkarkohet nga detyra e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Psikiatrisë Forenzike në QKUK

    Insajderi
    19 September 2025 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shpend Haxhibeqiri ka njoftuar publikisht për vendimin e QKUK-së për largimin e tij nga detyra e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, më 17 shtator 2025.

    Sipas Haxhibeqirit, ky vendim është marrë nën pretekstin e “ristrukturimit”, pa ofruar sqarime profesionale dhe juridike, duke lënë hapësirë për interpretime dhe duke dëmtuar besimin në menaxhimin transparent të institucionit.

    Në deklaratën e tij, Haxhibeqiri ka përmendur arritjet gjatë mandatit të tij, duke përfshirë ngritjen e nivelit të shërbimeve, forcimin e stafit dhe rritjen e reputacionit të institucionit, si dhe transparencën dhe bashkëpunimin me institucionet shëndetësore.

    Ai ka reaguar gjithashtu ndaj insinuatave të publikuara në media, sipas të cilave shkarkimi i tij lidhet me një ngjarje tragjike jashtë institucionit.

    Haxhibeqiri shkruan se: “Instituti ka kryer të gjitha ekzaminimet dhe procedurat në kohë, sipas standardeve profesionale, dhe përgjegjësia për këtë tragjedi nuk mund të zhvendoset padrejtësisht mbi institucionin tonë.”

    “Shëndetësia nuk duhet të jetë fushë improvizimesh dhe dëshirash personale, por një sistem i bazuar në profesionalizëm, transparencë dhe llogaridhënie. Për këtë unë do të vazhdoj të qëndroj dhe të flas hapur”, ka shkruar ai në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark