Shpërbëhet parlamenti i Maqedonisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërbëhet parlamenti i Maqedonisë

    Insajderi
    07 April 2016 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në orët e vona të së mërkurës është shpërndarë parlamenti i Maqedonisë ashtu edhe siç ishte paralajmëruar kohë më parë.

    Mediat  maqedonase raportojnë se vendi shkon në zgjedhje me 5 qershor, pas vendimit të shumicës parlamentare.

    “Gjatë kësaj periudhe kjo përbërje parlamentare ka kaluar përmes shumë vështirësive , por kemi arritur dhe me shumë rezultate konkrete në ndërtimin e stabilitetit dhe së ardhmes më të mirë të vendit”, është shprehur kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, shkruan Alsat M.

    Në këtë seancë nuk ishin të pranishëm deputetët opozitarë të Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë.

    Lideri i partisë më të madhe maqedonase në opozitë, Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, ka njoftuar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark