Shpërblimi prej 1 milion dollarësh kush gjen vrasësit e dy foshnjave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shpërblimi prej 1 milion dollarësh kush gjen vrasësit e dy foshnjave

    Insajderi
    19 June 2017 - 08:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria Rajonale e Australisë Jugore ka deklaruar se do të japë 1 milion dollarë australianë për ata që japin informacione mbi vrasësit e dy foshnjave gjatë viteve 2004-2010.

    Në një deklaratë në ueb-faqen e policisë së këtij rajoni, thuhet se ende nuk janë kapur vrasësit e foshnjës me emrin Dylan Robert James Lindsay që u vra në vitin 2004 dhe Lily Jean Schettini në vitin 2010.

    Në vijim të deklaratës thuhet se kush jep informacion për vrasjen e tyre do të shpërblehet me 1 milion dollarë australianë.

    Dylan ishe 11 muajsh kur u vra

    Sipas regjistrimeve të policisë thuhet se Dylan i cili u vra më 28 mars 2004, ishte vetëm 11 muajsh. Foshnja humbi jetën si pasojë e plagëve të marra në pjesën e barkut.

    Nëna e tij e cila ishte vartëse e drogës, la në shtëpi shoqen e nënës së saj për ruajtjen e foshnjës dhe motrës së saj 18 muajshe. Dylan u gjet i vdekur në shtëpi për shkak të plagëve në bark, ndërsa u theksua se njollat në barkun e bebes ishin mbuluar duke u ngjyrosur me laps.

    Policia arrestoi dy persona si të akuzuar për vrasjen, por për shkak të mungesës së provave që të dy u lanë të lirë.

    Lily humbi jetën në moshën 18 muajshe

    Raportet e policisë thonë se gjetën trupin e pajetë të foshnjës Lily 18 muajshe në shtëpinë e saj në lagjen Smithfield Plains në Adelaide, në vitin 2010. Ndërsa raporti konstatoi se ajo humbi jetën si pasojë e një traume.

    Në shtëpinë ku u gjet trupi i pajetë i foshnjës, jetonin nëna, motra e saj dhe bashkëjetuesi i nënës së saj. Por natën kur foshnja humbi jetën në shtëpi ishin dhe dy të ftuar të tjerë. Në përfundim të hetimeve vrasësi apo vrasësit nuk u gjetën kurrë, raporton, Anadolu Agency.

    Kryekomisari i policisë, Mark McEachern, ka thënë se shpreson që të bëjë të mundur që dikush që ka qenë prezent ose ka dijeni për ngjarjen të flasë si rezultat i dëmshpërblimit prej 1 milion dollarësh australianë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark