Shpërdoroi detyrën, arrestohet Muhamed Zekiri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërdoroi detyrën, arrestohet Muhamed Zekiri

    Insajderi
    09 April 2022 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Muhamed Zeqiri, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është arrestuar. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ka përfundura marrja në pyetje e Zeqirit.

    Ai akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ndyshohet se ka abuzuar me një kontratë për shërbime.

    Gjykata penale pritet të marrë vendim pasi të dëgjojë argumentet e prokurorisë dhe Zeqirit. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit, shkruan Alsat.

    Prokurorja Katerina Kolareviç, e cila po punon për rastin, në një deklaratë për mediat nuk ka treguar se ku janë paratë nga përvetësimi i pretenduar i thesarit të shtetit prej një milion eurosh. Ajo tha se nuk kanë prova për rastin, por kanë dyshime, hetimin e kanë hapur dje kur kanë kërkuar paraburgimin e Zeqirit.

    Lidhur me dy të dyshuarit e tjerë shtetas të Kroacisë, prokuroria shpall kërkesë për ekstradimin e tyre.

    “Informatat operative të MPB-së janë se ata janë larguar nga territori, por gjykata ka urdhër për arrestimin e tyre”, tha prokurorja Kolareviç. /abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark