Banorët e Zubin Potokut të cilët kanë protestuar që nga mëngjesi para ndërtesës së komunës për të mos lejuar kryetarin shqiptar të kryej punën e tij, kanë filluar të shpërndahen.
Të njëjtit kanë paralajmëruar tubim edhe për nesër me mesazhin se do të dalin çdo ditë para objektit të komunës derisa pjesëtarët e policisë së Kosovës të largohen nga ky objekt, përcjell Insajderi.
Protestuesit kërkuan që autoblindat e policisë së Kosovës të zëvendësohen me ato të KFOR’it.
Në tri komunat veriore serbët protestuan dhe kërkuan tërheqjen e kryetarëve të sapozgjedhur shqiptarë në zgjedhjet e fundit, zgjedhje këto që u bojkuan nga shumica e serbëve. /Insajderi