Protestuesit në Zveçan janë shpërndarë të gjithë para pak kohe këtë të martë.
Pas largimit të protestuesve nga vendi i ngjarjes ka filluar të pastrohet rruga dhe ajo pjesë ku nga dje kanë qëndruar shumë serbë.
Por Zveçanit, protesta pati edhe në komunat tjera të veriut, si Leposaviqi dhe Zubin Potoku.
Gjatë ditës së djeshme në atë qytet pati përshkallëzim të situatës, ku u lënduan 25 pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Policia e Kosovës dje me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se në Zveçan u arrestuan pesë persona.