Shpërndarësi i gazetave në Gjermani e vret klientin pasi ishte ankuar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shpërndarësi i gazetave në Gjermani e vret klientin pasi ishte ankuar

    Insajderi
    02 April 2017 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia gjermane ka bërë të ditur se një shpërndarës gazete e ka therur me thikë për vdekje një klient në qytetin verior gjerman, Lueneburg, për shkak se ishte ankuar vazhdimisht për probleme me shpërndarjen e gazetave.

    Shpërndarësi i gazetës, 42-vjeçar, u fjalos me konsumatorin 51-vjeçar jashtë shtëpisë së konsumatorit të shtunën në mbrëmje, dhe e tera përfundoi me vrasje, ka treguar policia gjermane, shkruan Express.

    I dyshuari e theri me thikë shumë herë konsumatorin.

    Ndërkohë, një i afërm i viktimës, i moshës 23-vjeçare, dëshmitar i rastit, e kishte kapur të dyshuarin dhe mbajtur deri sa policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe e arrestoi atë.

    Identiteti i dy personave nuk u zbuluar në bazë të ligjit gjerman.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark