“Shpërndarja e mandateve, e qartë”- Kaq mandate pritet të kenë partitë politike në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shpërndarja e mandateve, e qartë”- Kaq mandate pritet të kenë partitë politike në Kuvend

    Insajderi
    04 March 2025 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eugen Cakolli nga Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) ka prezantuar ndarjen përfundimtare të mandateve pas certifikimit të votave me postë të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

    LEXO EDHE:

    Ai ka thënë se tashmë shpërndarja e mandateve është e qartë dhe nuk pritet të ketë më ndryshime. Vetëm në rast se ndodh ndonjë trend i pazakontë, sipas tij, shkruan Insajderi.

    Pas numërimit të të gjitha votave nga vendvotimet e rregullta, votat nga nga diaspora (qoftë përmes postës apo misioneve diplomatike), tashmë shpërndarja e mandateve është e qartë dhe nuk pritet të ketë më ndryshime. Sipas përllogaritjeve, ndarja e mandateve do të jetë:

    ✔ LVV – 48 mandate

    ✔ PDK – 24 mandate

    ✔ LDK – 20 mandate

    ✔ AAK – 8 mandate”, ka thënë ai.

    Nëse nuk ndodh ndonjë trend krejtësisht i pazakontë, votat me kusht nuk do të sjellin asnjë ndryshim në shpërndarjen e mandateve. Në të gjitha zgjedhjet e kaluara, këto vota kanë ndjekur pothuajse të njëjtin trend si votat e rregullta – me një rritje të lehtë për partinë e parë.

    E vetmja rrethanë, e cila mund të prodhojë lëvizje në (një të vetëm!) mandate, është nëse LDK arrin të marrë mbi 20% të votave me kusht, duke fituar një mandat nga PDK. Por për këtë, do të duhej një ndryshim i dukshëm i trendit, që nuk ka ndodhur më parë”, përfundon Cakolli. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark