Shpërndau numrin e koleges, arrestohet i dyshuari në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërndau numrin e koleges, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

    Insajderi
    06 February 2024 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar pasi u denoncua në polici për shpërndarje të numrit të telefonit të koleges së punës tek disa persona tjerë, shkruan Insajderi.

    Viktima për shkak të gjendjes së rënduar emocionale është dërguar për trajtim mjekësor.

    Prishtinë / 05.02.2024. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar koleg i saj i punës i ka shpërndarë numrin e telefonit te disa persona të cilët e kanë thirrur në telefon duke e shqetësuar. Viktima për shkak të gjendjes së rënduar emocionale është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark