Shpërthejnë infektimet me COVID në Ulqin, Mali i Zi rikthen maskat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthejnë infektimet me COVID në Ulqin, Mali i Zi rikthen maskat

    Insajderi
    30 July 2022 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hovi i ri i pandemisë COVID-19 i ka shqetësuar autoritetet shëndetësore në Malin e Zi. Gjatë 24 orëve të fundit, një person ka humbur jetën teksa janë regjistruar 1,022 infektime të tjera.

    Aktualisht Mali i Zi numëron 6,516 raste aktive, 300 prej të cilëve në qytetin e Ulqinit.

    Nga dita e premte, atje kanë hyrë në fuqi masat e reja epidemiologjike, sipas të cilave qytetarët detyrohen të mbajnë maska në të gjitha institucionet publike, farmacitë, dyqanet, pikat e karburantit, aeroportet dhe stacionet e autobusëve.

    Nëse këto masa nuk ndikojnë në përmirësimin e situatës në periudhën afatshkurtër dhe numri i vdekjeve, infektimeve dhe shtrimeve në spital rritet, kreu i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galic, paralajmëroi se do të bëhet e detyrueshme mbajtja e maskave në të gjitha hapësirat e mbyllura.

    “Për të parandaluar që kjo të ndodhë, me besimin se qytetarët do të respektojnë masat ekzistuese dhe masat e reja kundër pandemisë, është e nevojshme që ata persona të cilët nuk janë vaksinuar kundër COVID-19 ta bëjnë këtë sa më shpejt, ndërsa të tjerët të marrin dozat përforcuese”, u shpreh Galic.

    Zyrtarët atje sqaruan se masat do të jenë në fuqi deri më 12 gusht.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark