Shpërthejnë pakënaqësitë në PDK, hedhen akuza për kurdisje të zgjedhjeve të brendshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shpërthejnë pakënaqësitë në PDK, hedhen akuza për kurdisje të zgjedhjeve të brendshme

    Insajderi
    16 January 2023 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të dielën Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur kuvendin zgjedhor të të rinjve në Prishtinë. Kryetar është zgjedhur Trim Syla. Mospajtime dhe pakënaqësi janë shfaqur menjëherë. Ka zëra që po aludojnë se këto zgjedhje të brendshme ishin të inskenuara.

    “Garë fer dhe demokratike”. Kështu e ka cilësuar i pari i PDK-së, Memli Krasniqi zgjedhjen e kryetarit të rinjve të PDK-së, Trim Syla.

    Më këtë konstatim nuk po pajtohet kundërkandidati i Sylës, Eliot Hashimi. Edhe pse e ka uruar për fitoren, Hashimi po pretendon se ishte një garë e pabarabartë, shkruan Insajderi.

    Sipas tij, i tërë procesi ishte i skenuar nga ata që nuk e duan demokracinë në PDK.

    “Megjithse ishte një gare e pabarabartë, kryetarit të ri të RDK – Prishtinë i uroj fitoren. Edhe pse ishte nje proces i skenuar nga ata që nuk e duan demokracinë në parti, uroj që kryetari i ri ta bëjë demokratike rininë e PDK-së, dhe kështu të shkeputet nga praktika e keqe e lidershpirt aktual”, shkruan Hashimi në postimin e tij në rrjetin social Facebook.

    Tutje, ai ka falënderuar përkrahësit duke theksuar se të njëjtit i dhanë mundësi PDK-së që të bëhet demokratike.

    “Unë garova me ndershmëri dhe guxim, por këto vlera universale nuk janë vlera vec në PDK. Faleminderit juve qe më përkrahet, shumë faleminderit edhe atyre që me komplotuat mua dhe mundesisë që PDK-ja të bëhet më demokratike”. /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark