Shpërthejnë të qeshurat në rrjet me gazetarin që adhuron Kurtin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthejnë të qeshurat në rrjet me gazetarin që adhuron Kurtin

    Insajderi
    18 August 2022 - 15:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Gëzim Mekuli, i cili njihet si një përkrahës i madh i Lëvizjes Vetëvendosje, përkatësisht i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit – është shndërruar në ‘objekt tallës’ – kjo pas deklaratave për ‘idolin’ e tij.

    Në rrjet tashmë kanë filluar të qeshurat për deklaratën që ai bëri në mëngjes për Kryeminsitrin Kurti, të cilin e quajti rilindës kombëtar. Ai madje e ka quajtur Kurtin engjull, teksa presidentit serb i është referuar si dreq.

    Ishte redaktori i T7, Shkodran Hoti, ai i cili përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ironizoi me Mekulin.

    “Po ta kisha edhe një jetë, Zotin Mekuli do ta doja bashkohës edhe në tjetrën” – shkroi Hoti.

    Në postimin e Hotit pa ironizuar me një koment nuk la edhe analisti Fitim Salihu, i cili shkroi se mbase Mekuli ka dashur të thotë për Kurtin Mujo Ulqinaku.

    Hajro Ulqinaku eshte shkrimtar nga Ulqini (bile me duket eshte gjalle). Me siguri ka dashte me thone Mujo Ulqinaku, deshmori i pare antifashist. Nejse, kur Albinin e sheh si Sami Frasher, edhe Mujo Ulqinaku te del Hajro Ulqinak” – ishte komenti i Salihut.

    Derisa, gazetari Besnik Batusha, me sarkazmë shkroi: “Shiko fotografinë, i dashur lexues: edhe lulja ia kthen shpinën dreqit. Lulja do oksigjen, e do dritën dhe diellin, jo errësirën, jo natën e dioksidkarbonin“.

    Ndryshe, “Sot përfaqësuesi i Çubrilloviqit ballë për ballë me Rilindjen kombëtare. Sot ideologu i Ivo Andriq ballë për ballë me Sami Frashërin. Sot, pas 150 vjetësh Serbia fashiste po ndeshet me shpirtërat humane e patriotike të Vaso Pashë Shkodranit, Ndre Mjedës e të Konstantin Kristoforidhit. Sot ne Bruksel dreqi para engjullit”, ishte shkrimi i Gëzim Mekulit, mënyrë kjo që zgjodhi për ta komentuar takimin e sotëm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq,


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark