
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku një bombul gazi ka shpërthyer duke lënë tre persona të plagosur.
Të tre personat e plagosur janë 60-vjeçari Qefajet Musai, 45-vjeçarja Bukurie Maksuti si dhe nëj adoleshente 17-vjeçare me iniciale B.M. Të tre personat e plagosur ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.09.2021, në orën 19:15, në Xhafzotaj, Durrës, dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombule gazi në banesë, janë lënduar shtetasit Qefajet Musai, 60 vjeç, Bukurie Maksuti, 45 vjeçe dhe B. M., 17 vjeçe, banues në Xhafzotaj, Shijak, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.