Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi një bombol gazi ka shpërthyer sonte në banesën e tyre, në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 në zonën e Plazhit dhe 54-vjeçari I.K. dhe 52-vjeçarja E.K. janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Kështu ka njoftuar policia shqiptare në një komunikatë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.