Një shpërthim që ndodhi mbrëmë në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ka lënë të lënduar dy persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja Flora Ahmeti e cila tha se policia po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes.
Dyshohet se deri të shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi.
“Reth orës 23:00 në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ka ndodhur një shpërthim Zyrtarët policor kanë reaguar menjëherë pasi ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes. Bazuar në nformacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi. Deri tani bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime”, tha ajo.