×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthen bombola në Pejë, vdes një person, Prokuroria jep detaje për Insajderin

    Insajderi
    11 October 2024 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një bombolë e gazit ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Pejë, ku si pasojë një person ka vdekur.

    Rastin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i Prokuorisë në Pejë, Shkodran Nikqi.

    “Ka shpërthyer një bombole afër një pompe te benzines, si pasoje ka humbur jetën nje person, aktualisht ne vendin e ngjarjes jane kryeprokurori, udhëheqësi i departamentit per krime te renda, drejtori i policisë dhe njësite tjera relevante, deri tash jane duke u marre te gjitha veprimet ne zbardhje të rastit”, ka thëne per Insajderin Nikqi.

    Rastin Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    “Rreth orës 09:14 policia është njoftuar se në rrugën “Tahir Zemaj” ka ndodh një shpërthim i një cisterne. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente”, tha Gashi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark