
El Clasico ka nisur me ritëm të çmendur, duke ofruar tre gola brenda vetëm 20 minutave të parë të lojës.
Kylian Mbappe ishte ai që e hapi serinë e golave në minutën e pestë, duke realizuar nga penalltia që e fitoi vetë, pasi u pengua në zonë nga portieri vendas, shkruan Insajderi.
Francezi nuk u ndal me kaq – vetëm nëntë minuta më vonë, në minutën e 14-të, ai doli i vetëm përballë portierit Szczesny dhe e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 0-2 në favor të Real Madridit.
Barcelona arriti të kthehet në lojë në minutën e 19-të, kur Eric Garcia shënoi me kokë nga afërsia, duke ngushtuar rezultatin në 1-2.
Sfida po zhvillohet me intensitet të lartë dhe duket se do të jetë një nga El Clasicot më dramatike të viteve të fundit.
Mbappe wins a penalty and scores it himself.
That’s equivalent to a non penalty goal.
pic.twitter.com/IeCoMXOVb9— Kylian Mbappe is the GOAT (@Tezzathekchen) May 11, 2025
Mbappe wins a penalty and scores it himself.
— Kylian Mbappe is the GOAT (@Tezzathekchen) May 11, 2025
That’s equivalent to a non penalty goal.
pic.twitter.com/IeCoMXOVb9