Shpërthen fabrika e municioneve në SHBA, raportohet për disa viktima - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shpërthen fabrika e municioneve në SHBA, raportohet për disa viktima

    Insajderi
    10 October 2025 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shpërthim ka ndodhur në një fabrikë municionesh në Tennessee.

    Disa njerëz raportohet të kenë vdekur e disa të tjerë janë zhdukur pas një shpërthimi, raporton televizioni CNN.

    “Kemi disa njerëz, mund të konfirmojmë se kemi disa që janë të ndjerë” – tha të premten në një konferencë për gazetarë komandanti i policisë lokale, Chris Davis.

    Një zyrtar i Shërbimeve Emergjente në distriktin Hickman tha se ky organ nuk mund ta vërtetonte “shkallën e dëmit ose të lëndimeve”. Ai tha kështu në një telefonatë të zhvilluar më herët.

    Disa agjenci shtetërore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për ta vlerësuar dhe frenuar zjarrin, por fillimisht po qëndrojnë pak më larg për shkak të shqetësimit për shpërthime dytësore, thanë Shërbimet Emergjente.

    Banorët që jetojnë afër objektit ku ndodhi shpërthimi thanë se i vërejtën pasojat.

    “Mendova se shtëpia ishte shembur me mua brenda saj. Jetoj shumë afër saj dhe kuptova rreth 30 sekonda pasi u zgjova se duhej të ishte ajo” – i tha përmes telefonit agjencisë së lajmeve “Associated Press” amerikani Gentry Stover.

    Kompania “Accurate Energetic Systems” është e specializuar në prodhimin e mjeteve shpërthyese ushtarake, sipas zyrës së policisë lokale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark