Dymbëdhjetë persona kanë vdekur dhe 39 të tjerë janë plagosur typas yunjë shpërthimi në një fabrikë të përpunimit të nikelit në Indonezi.
Aksidenti ndodhi rreth orës 5:30 të mëngjesit me orën lokale në një fabrikë të kompanisë Pt Indonesia Tsingshan Stainless Steel, në qendrën industriale të Moroëali, në ishullin Sulawesi.
“Numri aktual i viktimave është 51, nga të cilët 12 janë të vdekur dhe 39 me lëndime të shkallëve të ndryshme të ashpërsisë”, tha zëdhënësi i distriktit industrial, Dedy Kurniawan.
Të vdekurit ishin 7 punëtorë indonezianë dhe 5 të huaj, shtoi zëdhënësi, pa specifikuar kombësinë e këtyre të fundit.
Sipas një rikonstruksioni të parë të aksidentit, shpërthimi ndodhi gjatë punimeve të riparimit në një furrë shpërthyese.
Një lëng i ndezshëm ka rrjedhur dhe ka marrë flakë menjëherë, duke goditur punëtorët e përfshirë në operacion dhe duke shkaktuar shpërthimin e rezervuarëve të oksigjenit.
Arkipelagu indonezian i Sulawesi është një qendër e madhe e prodhimit të nikelit, një metal i përdorur gjerësisht në prodhimin e baterive për makina elektrike dhe në prodhimin e çelikut inox. Sektori mbështetet nga investime të forta kineze.