Shpërthen gëzimi në Lipjan, pushtetarët ia prejnë shiritin ashensorit të ri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthen gëzimi në Lipjan, pushtetarët ia prejnë shiritin ashensorit të ri

    Insajderi
    20 May 2022 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan është bërë inaugurimi i ashensorit.

    Drejtori i QKMF-së, Dr. Agim  Krasniqi ka falënderuar Nicu Fota Team Leader, udhëheqës i Projektit Accessible Quality Healthcare (AQH) Project, për ndërtimin e ashensorit në QKMF-Lipjan në lehtësimin e qasjes së pacientëve në shërbime shëndetësore e veçanërisht në këtë vit, ku është viti për përkrahjen dhe lehtësimin e qasjes në shërbime shëndetësore të personave me nevoja të veçanta.

    Kurse, Drejtori i Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, Shkelzen Hajdini, falënderoi donatorin, menaxhmentin e QKMF-së dhe stafin mjekësor për angazhimin e tyre në krijimin e kushteve më të mira për punë dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve në kujdesin primar shëndetësor në QKMF dhe gjithë Komunën e Lipjanit.

    Nga ana tjetër, Nicu Fota është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm me Komunën e Lipjanit veçanërisht me QKMF-Lipjan që nga viti 2016, ku theksoi se falë këtij bashkëpunimi ka arritur të realizohen një numër i madh i projekteve të cilat kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark