Shpërthen në flakë mjeti në tunelin e Kërrabës/ Bllokohet autostrada Tiranë-Elbasan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shpërthen në flakë mjeti në tunelin e Kërrabës/ Bllokohet autostrada Tiranë-Elbasan

    Insajderi
    04 May 2022 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shpërthen në flakë një automjet në tunelin e Kërrabës.

    Ngjarja ka ndodhur në tunelin ku automjetet lëvizin në aksin Tiranë-Elbasan.

    Në vendin e ngjarjes shihen shtëllunga tymi që dalin nga hyrja dhe dalja.

    Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo.

    Zjarrfikësit po përpiqen të fikin zjarrin, ndërsa policia po normalizon trafikun.

    Si pasojë e zjarrit në tunel, është krijuar varg i gjatë automjetesh që lëvizin nga Tirana në drejtim të Elbasanit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark