×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Shpërthen nepotizmi në QKMF’në e Gjilanit – Punësohen njerëz të afërt të Alban Hysenit

    Insajderi
    11 March 2024 - 23:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një konkurs që u anulua dy herë pasi kishte dyshime për parregullsi e nepotizëm, u hap për herën e tretë. Pavarësisht zhurmës e kritikave të shumta lista përfundimtare u bë publike të hënën. Lista e përberë prej shtatë kandidatëve rezulton të jetë me emra të personave të afërt me partinë e Alban Hysenit që po udhëheq Gjilanin. Insajderi kishte bërë disa raportime për emrat e disa nga kandidatëve që kanë lidhje të forta me pushtetin e që sot rezultuan të jenë në listën përfundimtare.

    Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan ka bërë publik vendimin për përzgjedhjen e kandidatëve të cilët kanë aplikuar për pozitat e punës: stomatolog të përgjithshëm, teknik të dhëmbëve dhe asistent të stomatologjisë.

    Edhe pse vetë kryetari, Alban Hyseni e kishte pranuar se konkursi ishte anuluar për shkak të parregullsive, kjo nuk e ka zmbrapsur për punësimin e miqve të tij.

    Listës i prinë Donik Behluli. Emri i tij është përmendur në hulumtimin e Insajderin, pasi kishte lëvizur nga i fundit në listat tek i pari përgjatë procesit të rekrutimit. Emri i tij është tek lista përfundimtare. Insajderi raportoi se ai është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe mik i afërt i kryetarit Hyseni.

    Afërsinë e tyre e dëshmojnë edhe përmes disa postime në Facebook.

    Edhe emri i mikut tjetër të Hysenit, Elion Gagica është në listë i punësuar në pozitën për Teknik i dhëmbëve. Miqësinë e tyre e kishte konfirmuar edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

    Gruaja e mikut tjetër të Hysenit është punësuar si asistente e stomatologjisë. Imrane Neziri siç merr vesh Insajderi është gruaja e shokut të kryetarit të Gjilanit, Ylli Rashiti.

    Miqësinë mes tyre e vërtetojnë edhe këto foto:

    Në mesin e të punësuarve është edhe gruaja e mikut tjetër të kryetarit. Dafina Shala është gruaja e mikut të ngushtë të Hysenit, Kushtrim Zeqiri i cili po ashtu është i punësuar në komunë. Ai është drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan.

    Komuna e Gjilanit kishte mohuar ndikimin e mundshëm politik

    Lidhur me parregullsitë që u shënuan në konkurse Gazeta Insajderi ka pyetur edhe Komunën e Gjilanit. Të njëjtit kanë mohuar se ka pas ndikim në këto konkurse.

    Përgjigja e tyre ishte dhënë para se lista përfundimtare të bëhet publike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark