×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shpërthen nepotizmi – Vëllai i kryeshefes Burbuqe Hana drejt pozitës së lartë në Telekom

    Insajderi
    26 July 2023 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Burim Hana, vëllai i kryeshefes së Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana ka aplikuar për një pozitë të lartë në Telekom. Telekomi ka hapur konkurs të brendshëm për t’i plotësuar pozitat e parapara me strukturën e re organizative. Si pjesë e këtij procesi është hapur edhe pozita për  “Menaxher – Analiza, Strategjia e Marketingut dhe Planifikimit”, për të cilën Gazeta Insajderi mëson se ka aplikuar Burim Hana. Nga Telekomi kanë thënë se ende nuk ka përfunduar konkursi dhe sipas tyre ndaj Hanës do të kujdesën që askush të mos privilegjohet.

    Telekomit të Kosovës nuk iu është larguar nepotizmi edhe me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje. Drejt rrugës për të zënë një vend në një pozitë të lartë është edhe vëllai i kryeshefës, Burim Hana.

    Gazeta Insajderi mëson se njëri ndër kandidatët me të favorizuar për një pozitë në departamentin për Shitje dhe Marketing është Burim Hana, vëllai i kryeshefes. Por, a do të përzgjidhet ai – kjo mbetet të shihet në ditët në vijim pasi që ende nuk ka përfunduar procesi i rekrutimit.

    Nga Telekomi kanë thënë se ende nuk ka përfunduar konkursi pasi që ende nuk janë ftuar kandidatët për intervistim.

    Konkursi për të cilin ju po interesoheni ende nuk është përmbyllur dhe në fakt ende nuk janë ftuar kandidatët për intervistë para komisionit përzgjedhës” thuhet në përgjigjen e Telekomit.

    Ndërsa lidhur me kandidatin në fjal dhe mundësinë e ndikimit të motrës së tij – Telekomi thotë se një i punësuar nuk duhet të ketë privilegj, por as të pamundësohet  të konkurrojë.

    Lidhur me pyetjen konkrete për privilegjin/përfitimin e mundshëm të z. Burim Hana, nga fakti se motra e të njëjtit aktualisht është Kryeshefe Ekzekutive e TK, konsiderojmë se një i punësuar nuk duhet të ketë privilegj, por as të pamundësohet  të konkurrojë apo zgjidhet në ndonjë përgjegjësi vetëm për faktin se ka familjarë në pozitë drejtuese në kompani”, thuhet në përgjigje.

    Ndërsa, lidhur me këto raste kur familjarë punojnë në të njëjtën kompani, nga Telekomi thuhet se do të respektohet ligji dhe rregulloret, “duke u kujdesur që askush të mos privilegjohet apo të dëmtohet pa të drejtë”.

    Gazeta Insadjeri do t’iu mbajë të informuar lidhur me vazhdimin dhe përzgjedhjen në këtë pozitë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark