“Gjylë, magjupja, bum çiçek-çiçek” – janë shprehjet e përdorur brenda shtëpisë më të famshme deri tani në Kosovë. Big Brother Vip Kosova, shkruan Insajderi.
Fjalë këto raciste, të cilat u përdorën nga konkurrentja, Juliana Nura, e cila teksa ndodhej në dhomën e gjumit të përbashkët me banorët bën një vallëzim e të tipit “tallava” të cilin e përshkruan si të “Gjyle magjupes”, teksa dëgjohen të qeshura nga konkurrentët e tjerë.
Videoja ka shkuar virale nëpër rrjetet të ndryshme sociale, posaçërisht në Tik-Tok.
Kujtojmë që një show të këtij tip e ka sjellur edhe Valon Maloku, “It’s My Home”, përmes të cilit jo rrallë herë u shfaqen shprehje raciste, e ku u promovua edhe dhuna. Por, këtij të fundit iu morr edhe licenca për transmetim, pikërisht pas këtyre skandaleve të njëpasnjëshme.
Duke mos arsyetuar shprehjet e pavenda, të paktën në këtë spektakël banorët nuk janë të tipit “Vip” siç janë këta të Big Brother Vip.
A mjaftohet me kërkim falje?
Ka qenë moderatori i spektaklit Big Brother Vip Kosova, Alaudin Hamiti i cili në përfundim të prime-it të së hënës, potencoi se janë përdorur shprehje raciste, e kërkoi edhe falje. Por, a mjafton me kaq? Vlerësojeni vet.
Në emër të produksionit falje ka kërkuar edhe Adriatik Kelmendi ka kërkuar falje për shprehjen raciste, duke u arsyetuar me atë se janë live 24 orë.
/GazetaInsajderi