Të paktën katër persona kanë ndërruar jetë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një tubi mu ujë të nxehtë në një qendër tregtare në Moskë.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, kryebashkiaku i qytetit, Sergei Sobyanin, ka njoftuar se disa nga të plagosurit kishin pësuar djegie dhe se shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje.
Pamjet nga videot tregojnë ndërtesën të përmbytur.
“Ne po ofrojmë ndihmë mjekësore për të gjitha viktimat”, theksoi kryebashkiaku i kryeqytetit rus.