Udhëtimi për në dhe nga ishulli italian i Sicilisë është aktualisht i ndërprerë për shkak të një shpërthimi vullkanik.Aeroporti ndërkombëtar i Katanias është mbyllur për shkak të lavës dhe hirit të malit Etna, shkruajnë mediat e huaja.
Menaxhmenti i aeroportit tha: “Pezullimi do të rezultojë në anulime dhe/ose ndryshim të rrugës drejt aeroporteve të tjera”, duke thënë se operimet normale do të rifillonin sapo të mbaronin “reshjet e hirit”.